Në lagjen Kozle të Shkupit gjenden të vdekur dy shtetas turq

28.07.2015 19:20

Sot në ora 5 e 30 min ka ndodhur vrasje e dyfishtë në lagjen Kozle të Shkupit, janë ekzekutuar dy shtetas nga Turqia, nënë e bir....

Shtetasit e Turqisë kanë qëndruar tek një i afërm në Shkup, rasti menjëherë është paraqitur në polici dhe shtëpia ku është kryer krimi është bllokuar nga policia dhe organet tjera të hetuesisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë vrasjen e dy shtetasve turq por ende nuk zbulojnë motivet dhe detajet tjera se kush mund të jenë autorët e këtij krimi.

“Sipas informacioneve të para rreth orës 5 e 30 min  është paraqitur vrasje e dyfishtë në lagjen Kozle, sipas inforamatave nga pronari i shtëpisë kanë qenë dy shtetas turq, nënë e bir në moshë prej  29 vjeç dhe 52 vjet, ende vazhdojnë hetimet për vrasjen e dyfishtë” – tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Banoret e lagjes thone se nuk dine asgje sepse nuk kane degjuar te shtena me arme zjarri. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)