Pas 26 vjetësh, lind foshnja e parë në maternitetin e Preshevës
28.07.2015 19:29
Në maternitetin e Preshevës, pas pauzës prej 26 vjetësh, ka lindur foshnja e parë...

A.B. nga Presheva e ka lindur djalin e rëndë katër kilogramë, kurse sipas doktoreshës Xhejlane Ferati lindja ka shkuar normalisht.
Personeli, motrat medicinale dhe mjekët në maternitetin e Preshevës i kanë ftuar të gjitha shtatzënat në Preshevë që të shkojnë për t’i kontrolluar dhe të lindin në qytetin e tyre.
Kryetari i Trupit Koordinues për jug të Serbisë, Zoran Stankoviq i ka uruar prindërit dhe personelit e maternitetit për lindjen e fëmijës.
