Të paktën 19 të vdekur në një fabrikë mobiljesh në Egjipt
Nëntëmbëdhjetë punëtorë sot e humbën jetën nga zjarri në një fabrikë mobiljesh në pjesën veriore të Kajros, i shkaktuar nga një shpërthim i bombolës së gazit, kumtuan përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë dhe autoritetet shëndetësore, transmeton Fena...

Nga zjari janë lënduar 22 punëtorë.
Sipas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Hosham Abdel Hafar, zjarri është paraqitur në një fabrikë për mobilje në zonën industriale Al-Obur, në veri të Kajros.
Disa automjete të zjarrfikësve janë nisur për ta shuar zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, i cili është përhapur në tre katet e fabrikës, e specializuar për mobilie zyrash dhe në depon e saj, theksoi një përfaqësues i shërbimeve të sigurisë.
Fatkeqësitë e këtilla janë dukuri e shpeshtë në Egjipt për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimeve dhe mosrespektimit të normave të sigurisë.
