Keri: Nëse Kongresi vendos veto ndaj marrëveshjes me Iranin, SHBA-ja do të mbetet pa mekanizëm për kontroll të armëve të saj bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri i paralajmëroi anëtarët e Kongresit se nëse e hedhin poshtë marrëveshjen bërthamore me Iranin, Teherani do të fillojë të punojë në krijimin e bombës së re bërthamore, ndërsa Uashingtoni do të mbetet pa mekanizmat për kontroll ndaj programit bërthamor iranian, që është pjesë nga marrëveshja, transmetuan mediat amerikane...

Keri para komisionit për punë të jashtme të Dhomës së Poshtme të Kongresit deklaroi se kongresmenët kanë zgjedhje mes marrëveshjes e cila do ta kufizojë programin bërthamor iranian përmes inspektimeve të rrepta dhe asaj që mos të ketë fare marrëveshje.
"Nëse SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja partnerët e tyre ndërkombëtarë nuk do t'i ndjekin", paralajmëroi Keri.
Ai premtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion ndaj Iranit nëse e mbështet terrorizimin dhe i shkel të drejtat e njeriut, por do të jetë më rëndë të bëjë presion nëse Irani pasurohet me armë bërthamore.
