Qeveria në BeH miratoi plan për reforma, të kërkuara nga BE-ja

28.07.2015 19:40

Disa përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian vlerësuan se plani për reforma, që të hënën u aprovua nga Qeveria e BeH-së, është hapi vendimmarrës në procesin e integrimit evropian të vendit, transmetuan mediet amerikane...

Përfaqësuesja e lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han në kumtesën e përbashkët deklaruan se pranimi i planit dhe qasja urgjente drejt realizimit të tij është supozim që Bosnjë e Hercegovina eventualisht ta marrë statusin e kandidates për anëtarësim në BE.

Qeveria boshnjake e miratoi planin për reforma, i përgatitur pas konsultimeve me BE-në dhe me institucionet ndërkombëtare financiare. Plani përfshin çështje socio-ekonomike dhe ka për qëllim ta zvogëlojë papunësinë në vend, e cila arriti 40 për qind.

Bosnjë e Hercegovina ngec pas fqinjëve të saj në procesin e integrimeve në BE, por nëse i plotëson reformat e planifikuara, ato në vitin 2016 do t'i mundësojnë të shpresojë për statusin e kandidates për anëtarësim në BE.