Obama i bindur se do ta fitonte edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar sot se ai do të i fitonte sërish zgjedhjet në Shtëpinë e Bardhë, po të mos ishte ilegale që ai të kandidojë përsëri...

Obama bëri prognoza teksa fliste përpara Unionit Afrikan rreth ligjit dhe rregullit në një shoqëri demokratike, gjatë vizitës së tij të fundit në Etiopi.
“Në të vërtetë mendoj se jam president shumë i mirë”, tha Obama duke buzëqeshur. “Mendoj se po të kandidoja përsëri do të fitoja. Por nuk mundem”, tha ai.
Këto fjalë erdhën pas një sondazhi ku tregonte se amerikanët janë shumë të kënaqur me punën që ai është duke e bërë, shkruan Dailymail.
Presidenti Obama tha se është duke menduar që t’i kthehej jetës së tij private.
“Askush nuk mund të jetë president për gjithë jetën, e di se dikush me energji të re dhe njohuri të reja do të ishte shumë mirë për vendin tim”, tha ai.
“Ka qenë një ndër privilegjet më të jashtëzakonshme për mua që të jem president i SHBA-së. Nuk mund ta imagjinoj ndonjë nder më të madh ose ndonjë punë më interesante. E dua punën time”.
Ai shtoi se nuk mund të kandidojë përsëri, edhe pse do të kishte shumë gjëra që do të bënte për zhvillimin e Amerikës, por siç tha ai “Ligji është Ligj”.
“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. As edhe presidenti”, përfundoi ai.
