Seancë plenare dhe seancë të dy komisioneve në Kuvend

29.07.2015 10:07

Kuvendi sot në seancën e 61-të plenare në rend dite ka propozim ligj për ratifikimin e marrëveshjeve ndërshtetërore dhe protokolle në sfera të ndryshme, me Slloveninë, Arabinë Saudite dhe Zvicrën....

Në rend dite janë edhe Propozim ligji për ratifikimin e Protokollit shtesë ndaj Kartës evropiane për vetëqeverisje lokale për të drejtën për pjesëmarrje në punët e pushtetit lokal. Propozimi i ligjit për ratifkim të Protokollit për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes nga Marakeshi për themelimin e Organizatës tregtare botërore dhe Propozimin e ligjit për ratifikimin e Protokollit shtesë të 4-të të Marrëveshjes për ndryshim dhe inkuadrim të marrëveshjes qendrore evropiane për tregti të lirë.

Pas përfundimit të kësaj, Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 59-të, në të cilën janë propozim-ligjet me procedurë të shkurtuar: për ndryshim dhe plotësim të ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimin e Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për sendërtim dhe zhvillim të rrugëv, e cila është arritur midis Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim - Bankës botërore dhe NP për rrugë të shtetit për plotësimin e Ligjit për punësimin e personave me aftë të kufizuara; për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim.

Në seancën e 59-të, deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zonat e zhvilluara teknologjike industriale, Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim; Propozim ligji për plotësim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në Parlament sot do të mblidhen edhe dy komisionet kuvendore - për kulturë dhe Komisioni ligjdhënës-juridik, të cilat kanë pikë të njëjtë në rendin e ditës - Propozim - ligji për shpalljen e Bërthamës së vjetër të qytetit të Manastirit për trashëgimi kulturore nga rëndësia e veçantë, në lexim të parë.