Xhez-koncert në "Verën e Shkupit"

29.07.2015 10:02

Në kuadër të "Verës së Shkupit", sonte prej orës 20:30 në Suli Han - Fakulteti i arteve figurative, koncert do të mbajë ansambli internacional "Csps jazz ensemble"...

Në të bëjnë pjesë: Dejv Uillson nga SHBA (bariton sakofon), Stelios Caxikleas nga Greqia (bori) dhe muzikantët nga Maqedonia Kiril Kuzmanov (alt saksofon), Ivan Ivanov (tenor saksofon), Bojan Petkov (kitarë) Kiril Tufekçievski (kontrabas) dhe ratko Dautovski (perkusione).

CSPS Endemble është formacion i përbërë nga këta shtatë xhez muzikantë të cilët gjatë vitit të kaluar punuan në përpilimin e projektit muzikor "ENCOUNTER".

Në koncertin e sontëm, premierë do të interpretohen veprat: Cygnus Atractus; Mist in the Missed; Keep It To Yourself; Joanica; Gor Away; That One; Karma Bura dhe The Red barbunya.

Edhe kirahas asaj që janë muzikantë relativisht të rinj, ata gjatë viteve të kaluara punojnë aktivisht në karrierat e tyre, duke lozur në përbërje të ndryshme xhezi, shpesh herë uke punuar edhe në projekte të përbashkëta, në mënyrë që në këtë projekt t'i ndërthurrin idetë dhe energjitë e veta interesante, uke krijuar xhez-material autoentik modern i cili përfshin kryesisht muzikë autoriale, por edhe vepra të cilat deri më tani nuk janë interpretuar para publikut të Maqedonisë.