Renovohet dhe pasurohet etnomuzeu në fshatin Bistricë

29.07.2015 10:12

Etnomuzeu në fshatin Bistricë sivjet renovohet dhe pasurohet me mbështetje të MInistrisë së Kulturës dhe Komunës Çashkë, ndërsa për vizitë është e hapur edhe hapësira për suvenire...

Muzeu punon nga korriku i vitit 2007 dhe është i vendosur në objekt të një shkolle të vjetër të fshatit në Bistricë. Me këtë udhëheq Shoqata e qytetarëve "Razboj" nga Velesi. Bazamenti  fillimisht kishte qindra gjësende, ndërsa tani është pasuruar me mbi 500.

Qëllimi i muzeut, siç thonë nga Shoqata "Razboj", është që të ruhen rrënjët e trashëgimisë kulturore nga kjo rrehtinë. Informuan se në plan është rregullimi i disa dhomave në të cilat do të ketë punëtori poçare dhe e endësisë.

Njëherit, edhe katër osoe pesë shtëpi guri nga arkitektura e vjetër e Maqedonisë në fshatin Bistricë, është në plan të rregullohen për turistët, që do të kontribuojë për zhvillim të turizmit rural.