Gjeneral Dempsi kërkoi që KB-ja të formojnë forca për reagim të shpejtë për misionet paqesore
Një gjeneral i lartë amerikan paralajmëroi se bota rrezikon të bëhet e pandjeshme për problemet dhe vuajtjet e shkaktuara nga kriza ndërkombëtare dhe apelon deri te liderët dhe qeveritë botërore që ta njohin realitetin dhe të ndërmarrin aksione adekuate...

Në takimin në Kombet e Bashkuara dhjetëra ambasadorë dhe atashe ushtarak, shefi i Shtatmadhorisë së bashkuar të forcave të armatosura amerikane Martin Dempsi deklaroi se në karrierën e tij ushtarake 41-vjeçare asnjëherë nuk ka qenë dëshmitar i ndryshimeve të ngjashme të rëndësishme në sferën e sigurisë ndërkombëtare.
Gjeneral Dempsi theksoi se operacionet paqesore të KB-së duhet të jenë në hap me ndryshimet e këtilla dhe kërkoi mbështetje më të madhe diplomatike nga 193 vende-anëtare të KB-së për operacione të këtilla. KB-ja për momentin ka 120.000 paqeruajtës në 16 misione.
Gjenerali amerikan kërkoi nga KB-ja që të formojë forca për reagim të shpejtë për misionet paqesore, angazhim të personelit të kualifikuar ushtarak dhe policor dhe modernizim të armëve.
