Kaos emigrantësh, një i vdekur në tunelin e La Manshit
Një person ka mbetur i vdekur nga trazirat e shkaktuara ndërsa 2200 emigrantë të paligjshëm mësynë në tunelin e La Manshit në përpjekje për të mbërritur në Britani përmes Francës...

Pamjet kaotike ishin ndër më të rëndat të para ndonjëherë në tunelin nënujor që lidh dy shtetet, ndërsa pati vonesa të nisjes së trenave dhe bllokime të mëdha të rrugëve të kamionëve dhe makinave.
Policia britanike u vu në gjendje të lartë gadishmëria nga ana e vet e tunelit për të shmangur të papriturat, ndërsa një zëdhënës i kompanisë “Eurotunnel” që e administron atë, i bëri thirrje qeverive të dy shteteve të marrin masa pasi mësymjet e emigrantëve janë pothuajse të përditëshme.
Deri më tani, vetëm gjatë kësaj vere nëntë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Britanië përmes tunelit të La Manshit. Britania ka akorduar një fond prej 7 milionë stërlinash për të kontribuar në parandalimin e krizës që në tokën franceze, ku prej muajit korrik, mbi 3000 emigrantë janë stacionuar në Kale të Francës, në përpjekje për të kaluar në bregun tjetër.
