Prodhimtaria industriale në qershor me rritje prej 6,4 për qind

29.07.2015 13:34

Indeksi i prodhimtarisë industriale në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 6,4 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë...

Shikuar nëpër sektorë, prodhimtaria industriale në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurit në muajin qershor të vitit 2015, në krahasim me qershorin e vitit 2014, shënon rritje prej 9,2 për qind, në sektorin Industria e përpunimit rritje prej 4,3 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim prej 13,8 për qind.

Sipas grupeve të përgjithshme industriale, prodhimtaria në qershor të vitit 2015, në krahasim me qershorin e vitit 2014, shënon rritje te Energjia për 5,8 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,4 për qind dhe Prodhimet kapitale për 33,3 për qind, përderisa ulje ka te Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 16,6 për qind dhe Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 0,5 për qind.

Prodhimtaria industriale në periudhën janar-qershor të vitit 2015 në krahasim me periudhën janar-qershor të vitit 2014, ka vërejtur rritje prej 0,8 për qind, ndërsa në gjashtë muajt e parë në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit 2014 rritja ka arritur 0,8 për qind.