PPD: Pragu i 3%, i dëmshëm për shqiptarët
Partia për Prosperitet Demokratik ka dalë me vërejtjet e veta ndaj Kodit zgjedhor, në fokus të të cilave është kërkesa që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore...

PPD angazhohet që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore pa prag të definuar dhe zgjedhjet të realizohen me lista të hapura me çka proceset demokratike do të fitonin në cilësi.
PPD konsideron se propozimi për Maqedoni me një njësi zgjedhore dhe me prag prej 3% të cilin e propozon në kërkesat e veta, koalicioni LR-PDSH apo sic e quan PPD, quan subjekti politik në formim e sipër, është i dëmshëm për zgjedhësit shqiptarë sepse e zvogëlon peshën e votës shqiptare dhe është në favor të BDI-së dhe PDSH-së.
Dje Levizja per reforma në PDSH dhe RDK dolën me kërkesa konkrete reth ndryshimene në KOdin zgjedhor, të cilat vlerësojnë se duhet të përfshihen në diskutimet e grupeve të punës. Një prej të cilave që kundështohet nga PPD, është edhe ajo që otimi i kandidatëve për deputet të bëhet me lista të hapura, duke u paraparë edhe prag zgjedhor prej 3%.
Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” kërkon edhe riformatim dhe depolitizim të KSHZ-së, Përpilimi i Listës së re Zgjedhore të jetë në kompetencë të KSHZ-së së ri-formatuar dhe jo të Entit Shtetëror për Statistik dhe Ministrisë së Brendshme, vendi të shëndrohet në një njësi zgjedhorenjejtë si edhe 3 njësitë zgjedhore të diaposrës në të cilën do të zgjidhen gjithsej 2 deputetë, njëri nga bashkësia etnike shqiptare, ndërsa tjetri nga bashkësia etnike maqedonase.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
