Izairi: Likova dhe Tetova, pranë përfundimit
Banorët e Likovës së shpejti do të kenë ujë të pijshëm, këtë e paralajmëroi Ministri I Ekologjisë Nurhan Izairi në emisionin “Zgjohu me ne” në TVM 2...

Ai theksoi se së shpejti pritet të mbaroj faza e dytë e rrjetit të ujit regjional për komunën e Likoves. Gjithashtu ministri Izairi paralajmëroi edhe projektin e rrjedhjes së projektit të ujsjellësit të Tetovës, si dhe projektin e stacionit të trajtimit të ujërave të zeza në Gllumovë të komunës së Sarajit.
“Do të mbaron përfundimisht faza e dytë e rrjetit të ujit regjional për komunën e Likoves dhe që qytetarët e saj do të kenë uj të pijshëm kuptohet mbrenda Komunës edhe me tutje mund te ketë ndonjë lokalitet i cili hap pas hapi do të zgjidhet perfundimisht ata do kenë uj të pijshëm. Do mbaroj gjithashtu edhe projekti i rjedhjes së ujit te Tetovës, do mbarojë gjithashtu edhe stacioni i trajtimit të ujrave të zeza në Gllumovë Komuna e Sarajit” – tha ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.
Përveç këtyre projekteve, ministry Izairi paralajmëroi projekte të parapara edhe për vitin e ardhshëm.
“Pritet të ralizohet projekti per rrjetin e ujit regjional për Tetovë që është një vlerë diku mbi 10 milion euro që presim me mjetet e buxhetit të finansohet që do përfshijnë disa komuna të regjionit të Pollogut të cilat kanë mungesë të ujit të pijshëm nga ujrat e Sharrit që është Komuna e Vrapcistit, Komuna e Zhelinës, Komuna e Bogovinës, me siguri se do vijë pastaj edhe Komuna e Jugonovcës një pjesë, një pjesë e Komunës së Tetovës pjesa e poshtme” tha ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.
Përveç projekteve me ujsjellësat , ministria e ekologjisë ka edhe detyrën e mrbojtjes së ambientit, jo vetëm nga ndotësit teknologjikë por edhe duke bërë pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe gjithcka tjetër për të na siguruar ambient të pastër dhe cilësor.
Ministri Izairi për “Zgjohu me ne” prezentoi edhe pjesëmarrjet në konferencat ndërkombëtare. Shumë me rëndësi është pjesëmarrja e Maqedonisë edhe në në konferencën botërore për ndryshimet klimatike që do të mbahet në dhjetor në Paris. (Aida Avdullahu – Ziberi, TVM2)
