Ministria Shëndetësisë rekomandon

Punëdhënësit presin urdhëra, jo rekomandime

29.07.2015 14:28

Edhe përkundër rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shendetësisë që të shmangën aktivitet ndërtimore në ambientet të hapura në periudhën nga ora 12 e deri në orën 17, shumë kompani ndërtimore këtë nuk e respektuan....

Ora 12 e 30 minuta ndërsa një pjesë e madhe  e kompanive ndërtimore në Shkup punojnë me plotë intezitet. Siç mund të shihni pas meje shumë puntorë janë të eksponuar drejtë për së drejti në diell.

TVM- 2 në kryqytet, filmoi shumë kantiere ndërtimi të cilët kryeshin punimet e përditëshme. Para objektivit të kamerës sonë ata nuk u prononcuan por theksuan vetëm se nuk mund t’i ndalin punimet për shkak se janë të lidhura me afate të caktuara. Pushime të vogla thanë ata u ipen punëtorëve me kohëzgjatje prej 10 minutash.

Përveç punëtorëve ndërtimore të eksponuar në këto temperatura përvluese janë edhe shitësit në pazar. Ata janë të vetëdishëm për të gjitha pasojat negative që mund të dalin nga qendrimi i tyre në diell, por thonë se nuk mund tu japin vetën pushime sepse nuk ka kush ta siguroj egzistencën e bukës.

“Qe, ndër ombrellën rrimë. Mjaft nxehtë është por duhet të punojmë dhe të hamë”

“Po mjaft nxehtë është, këtu jam prej 8 deri 17 të pas ditës”

“Kush i ka kushtet ndoshta i respekton rekomandimet e Ministrisë së Shendetësisë une personalisht nuk i respektoj, sepse duhet punuar. Unë këtu jam mengjesit dhe nëse nuk dal të punoj malli prishet” – thanë disa nga të anketuarit nga ana e TVM2.

Përfaqësuesit e organizatës së punëdhënësëve, e cila përfshin një pjesë e  madhe e komanive ndëritmore në Maqedoni pajtohen se ndoshta në këtë periudhë të verës  do të ishte mirë të respektohen rekomandimet e ministrisë së shendetësisë, por deri sa nuk është shqiptuar vendim për ndalesë të punimeve në sektorin  ndërtimor, askush nuk mund ti ndalojë ata.

Nga kjo organizatë u këshillojnë punëdhënësve të paktën të reduktojnë orarin e punës, me ç’rast do të shmangët eksponimi i punëtorëve në diell. (Rexhep Qamili, TVM2)