Zyrtare, Platini kandidon për kreun e FIFA-s
Michel Platini ka marrë vendimin përfundimtar. Do të kandidojë për postin e Presidentit të Fifa-s...

Supersport bëri publik lajmin e mësuar nëpërmjet burimeve konfidenciale, shumë pranë Platini, vendimin e numrit një të Uefa-s për tu prezantuar në zgjedhjet presidenciale të organizmit qeverisës së futbollit botëror, pak orë para se ai të zyrtarizohej publikisht nga Shefi i Uefas.
Platini ka marrë kështu misionin për të zbritur në fushë për të marrë drejtimin e futbollit botëror duke zëvendësuar Joseph Blatter, i tronditur nga skandali i korrupsionit që ka përfshirë Fifan.
Francezi është në këtë mënyrë favoriti absolut për të marrë drejtimin e organizmit botëror dhe për të nisur një epokë të re Në Fifa pasi gëzon mbështetjen e katër Konfederatave.
Uefa-s ku është aktualisht president, Conmebol-it të Amerikës së Jugut, Concacaf të Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve, dhe AFC, Konfederatës Aziatike.
Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë Platini ka në favorin e tij 144 vota nga 209 që janë në total. Le Roi tanimë i duhet të kërkojë votat e Oqeanisë dhe Afrikës, Konfederata që kanë qenë historikisht pro Blatter, për të fituar unanimisht zgjedhjet e shkurtit.
Për momentin pervec Platini, janë dy kandidaturat e zyrtarizuar për Presidencën e Fifa-s, Zico, legjenda e futbollit brazilian, dhe Musa Bility, President i Federatës së Futbollit të Liberisë.
Javët e kaluara është hedhur në tregun mediatik edhe hipoteza Diego Armando Maradona. Kongresi i Jashtëzakonshëm i Fifas që do të përcaktojë presidentin e ri të Futbollit Botëror është thërritur për në datën 26 shkurt 2016 në Zyrih.
