UNESCO: Në Maqedoni fliten 7 gjuhë të rrezikuara

29.07.2015 15:06

Në Republikën e Maqedonisë fliten shtatë gjuhë të cilat llogariten të rrezikuara, kështu vlerësohet edhe zyrtarisht në atlasin e UNESCO për gjuhët botërore të rrezikuara...

Gjuha ande llogaritet si gjuhë e rrezikuar ndjeshëm, shikuar globalisht, përderisa në Maqedoni llogaritet i humbur.

Ai bie në grupin e gjuhëve veri perëndimore kaukaze, dhe është përdorur në Vardar dhe Maqedoninë Lindore.

Gjuha vllehe gjithashtu gjendet në këtë grup, e vendosur në kategorinë definivisht e rrezikuar. Në Maqedoni më së shumti përdoret në vendet ku ka më shumë vllehë edhe atë në Krushevë, Pellagoni dhe Maqedoninë Lindore.

Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 këtë gjuhë në Maqedoni e përdorin 6884 banor. Edhe gjuha rome gjendet në listën e UNESCO. Ai në korniza botërore llogaritet si definitivisht i rrezikuar, përderisa në Maqedoni gjendet në kategorinë e ndjeshme.

Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, këtë gjuhë më së paku e flasin rreth 38.000 banor të Maqedonisë, edhe atë në Shuto Orizare, por edhe në pjesët tjera të shtetit si gjuhë tashmë të humbura llogariten gjuha ballkanike gagausko turke që flitet vetëm nga 4000 edhe atë në territorin e Kumanovës dhe Manastirit.

Edhe Gjuha latine është në këtë listë. Me faktin se më pak se 200 banor në Maqedoni e dinë këtë gjuhë, ajo gjendet në kategorinë e gjuhëve seriozisht e rrezikuar. Këtë gjuhë e kanë shfrytëzuar banor që jetojnë në territorin e Manastirit dhe Shkupit.

Në kategorinë e gjuhëve seriozisht të rrezikuara gjendet edhe gjuha meglenoromane. Janë të rrezikuara edhe dialektet torlacke, një  grup dialektesh prej gjuhëve maqedonase, bullgare dhe serbe. (Ersan Pajaziti, TVM2)