Maqedoni
Shfuqizohet ligji për honoraristët, nga 1 gushti, kontributet vetëm vullnetarisht
29.07.2015 15:29
Nga muaji gusht punëtorët honorarë nuk janë të detyruar të paguajnë kontribute për sigurim pensional dhe shëndetësor...

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme ka sjell vendim për shfuqizimim e ligjit për honorarët, i cili do të votohet në parlament me procedurë të shpejt.
Sipas vendimit, honorarët mund të paguajnë kontribute vetëm nëse ata duan vullnetarisht. Kështu deklaroi sot ministri i financave, Zoran Stavrevski.
“Qeveria me këto ndryshime iu ka dalë në ndihmë qytetarëve. Që nga 1 gushti honoraristët nuk janë të detyruar të paguajnë contribute. Në ndërkohë kemi gjetur kasa shtesë të cilat na kanë mundësuar të zgjidhim disa cështje të cilat ishin arsyeja përse ligjin për honaristë. T’ju kujtoj se ligji është miratuar diku ka mesi I vitit 2014, kështu që nuk ka ndonjë lidhje me planifikimin buxhetor”, shprehet ministri i financave Zoran Stavrevski.
Sipas ministrit Stavrevski, ligji u shfuqizua sepse të ardhurat e honarëve janë të vogla dhe kapin shumën diku katër million euro në vit ndërsa qeveria këto të ardhura buxhetore i ka zëvendësuar me masa të tjera.
Ndryshe, qeveria para një viti morri vendim për pagesë të kontributeve nga ana e honoraristëve, vendim i cili nuk u prit mirë nga qytetarët dhe u shoqërua me protesta nga ana e OJQ-ve dhe sindikatave të ndryshme.
NERMIN MULAKI
