Maqedoni
PDSH për ribalancin e buxhetit, BDI u tha jo të gjitha projekteve shqiptare
29.07.2015 16:03
Pas pranimit të vetëm 1 amandamenti nga gjithsej 219 sa paraqiti gjatë debatit 6 ditor për ribalancin e buxhetit, Partia Demokratike Shqiptare...

Pas pranimit të vetëm 1 amandamenti nga gjithsej 219 sa paraqiti gjatë debatit 6 ditor për ribalancin e buxhetit, Partia Demokratike Shqiptare, fajson BDI-në për diskrimin që ju bëhet shqiptarëve në çdo sferë të mundshme.
Sipas PDSH-së, BDI edhe sivjet nuk ka hapur gojen per shqiptaret, por si përfaqësues të tyre ka përzgjedhur Ministrin Stavrevski i cili foli në emër të ministrave dhe deputetëve të BDI-së dhe u tha jo të gjitha amendamenteve të PDSH-së për vendbanimet shqiptare.
“BDI vendosi që ti lërë pa ujë Likovën, Tetovën, Zajasin, Gostivarin e Strugën. Vendosi që Çairin ta lërë si geto me gropa e lloç, Dibrën e Cernillishten ti lërë me rrugë të shkatërruar, Sarajin, Studenicanin, Haraçinën, Vrapçishtën, Colopekun, Tearcen, Bogovinjen e Zhelinën ti lërë pa prespektivë ekonomike me rritje të varfëris. Buxheti reflekton politikat ekonomike dhe zhvillimore të një shteti dhe si I tillë ai nuk guxon të jetë diskriminues”, shprehet deputeti i PDSH-së Gazmend Aliu.
Nga PDSH-ja thonë se do të vazhdojn të kërkojnë ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit dhe mekanizmave ligjore që garanton këtë ndarje të drejtë.
SANIJE KASAMI
