Maqedoni
Është gjetur gruaja të cilën e kërkonte poilcia e Ohrit
29.07.2015 17:10
Policia e gjeti gruan e zhdukur të cilën e kërkonte në 12 orët e fundit, pasi u denoncua për zhdukjen e saj...

Patrulla e Policisë së liqenit pranë SPB Ohër rreth orës 10 e ka gjetur gruan, për zhdukjen e së cilës është denoncuar sot herët në mëngjes rreth orës 1.
"Personi është gjetur rreth një kilometër në ujërat e Liqenit të Ohrit mbi kompleksin 'Ineks'. Patrulla e policisë së liqenit e ka vërejtur gruan në ujërat liqenit, dhe menjëherë ka filluar me procesin e transferimit të saj në anijen patrulluese. Në ndërkohë është njoftuat edhe ka ardhur në vendngjarje ekipi i Ndihmës së shpejtë deri në hapësirat e Policisë së liqenit dhe menjëherë ky person është dorëzuar në kompetencë të personave mjekësor. Gjatë ditës së sotme SPB Ohër do të bëjë biseda për këtë person për rrethanat të cilat i kanë paraprirë kësaj ngjarje" deklaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.
Sipas nëpunësve policor, gruaja ka qenë në gjendje përafërsisht të mirë shëndetësore, në gjendje kontaktibile dhe në bisedë të drejtpërdrejtë janë marrë informacione të caktuara fillestare, por mbetet gjatë ditës të plotësohen bisedat me këtë persona dhe të marrin më shumë informacione për tërë atë që ka ndodhur në orët e fundit./mia
