Basketboll
Zyrtare: Sigal Prishtina do të garojë edhe në EuroCup
29.07.2015 17:17
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, do të debutojë sivjet edhe në EuroCup, garë kjo që organizohet nga FIBA Evropa...
"Lajmi është konfirmuar nga FIBA dhe kështu së bashku me Sigal Prishtinën janë 59 ekipe që do të marrin pjesë në këtë gare prestigjioze.
Shorti për garat e ligës FIBA Eurocup do të mbahet me 4 gusht.
Veq kësaj Sigal Prishtina ditë më parë ka konfirmuar edhe pjesmarrjen në Balkan Ligë , si kampion aktual", thuhet në njoftimin e KB "Sigal Prishtina", që po ashtu paralajmërokonferencë për media për të enjten, ku do të bë prezantimin e përforcimeve.