Maqedoni

“Kumanova”: Të akuzuarit kërkojnë provat, refuzojnë deklarimin në prokurori

29.07.2015 17:33

Mbetet i bllokuar nisja e procesit gjyqësor për rastin e Kumanovës pas startimit të djeshëm kur gjashtë të akuzuar nga gjithsej nëntë mohuan...

Mbetet i bllokuar nisja e procesit gjyqësor për rastin e Kumanovës pas startimit të djeshëm kur gjashtë të akuzuar nga gjithsej nëntë mohuan të japin deklaratat e para pa i parë provat e prokurorisë.
 
Avokati mbrojtës Naser Raufi thotë se prokuroria duke mos i dorëzuar provat shkel nenin 206 i cili prioritet i jep dorëzimit të provave të akuzuarve që më pas ata të japin deklarata.   
 
“Normalisht që edhe të akuzuarit refuzojnë që të japin deklarata pa I pa provat dhe në konsultim me mua ashtu vendosën dhe ne edhe më tutje do të insistojmë që të na jepen provat, të na prezantohen që ti shohim dhe mandej të mund të jepet mbrojtja prej çdonjërit prej të akuzuarve”, shprehet avokati mbrojtës Naser Raufi.
 
As vetë Raufit nuk i janë dhënë provat, duke u mbajtur lënda si top sekret. Arsyetimi I prokurorëve ka qenë jashta çdo logjike se ata nuk punojnë në bazë të ligjit të ri në mungesë të përvojës. Avokati Naser Raufi dyshon se kështu po punohet në montim të procesit gjyqësor.
 
“Unë nuk kam has në ndonjë problem të këtij lloji, çdo herë është mundësuar që ti shohin provat dhe mandej në konsultim me mua kam vendos bashkarisht kemi vendosur me të arrestuarit a japim deklaratë apo çfar deklarate apo një pjesë e japim dhe gjitha opsionet që i parasheh ligji. Ligji është shumë i qartë dhe nuk mund të komentohet ndryshe por është e qartë që i konvenon prokurorisë mos tua mundësojë ti shohin të akauzuarit provat që nga njëra anë të fillohet montimi i këtij rasti”, shprehet avokati mbrojtës Naser Raufi.
 
Avokati Raufi për shkeljen e tillë të prokurorisë është ankuar tek OSBE, ndërsa ankesa do të drejtohen edhe në adresë të prokurorit publik dhe Amnesti Interneshënëll.
 
Pritet që prokuroria të përmirësojë gabimin kur do të marrë në pyetje të mërkurën që vjen,  edhe tre të akuzuarit tejrë që gjenden në burgun e Manastirit dhe Prilepit, pasiqë sipas avokatit Raufi edhe ata do të refuzojnë të prononcohen pa i parë fillimisht provat.
 
MERAL ISMAILI