Maqedoni

Një kumanovar fizikisht e ka sulmuar një taksi vozitës në Kumanovë

29.07.2015 18:05

Sektori për Punë të Brendshme, Kumanovë e akuzon 35 vjeçarin D.J. nga Kumanova se ka kryer vepër penale "dhunë"...

Sipas policisë,  qytetari i Kumanovës në orën 6 dje pa arsye të veçantë fizikisht e ka sulmuar një taksi vozitës i cili është parkuar në rrugën "Sava Kovaçeviq".
 
Ai me grushte e ka goditur në kokë, shoferin e taksisë 57-vjeçarin D.M., ndërsa më pas e ka sulmuar me gurë, duke vazhduar më pas me grushte dhe shkelma të godasë dyert dhe dritaret e automjetit.
 
Taksi vozitësi ka marrë lëndime trupore ndërsa dëme ka pësuar edhe automjeti i tij.
 
Ashtu siç kumtoi sot policia e Kumanovës, sulmuesi së bashku me padinë penale është dërguar në prokurorinë themelore publike.
 
Policia kumtoi se edhe paraprakisht ndaj 35-vjeçarit nga Kumanova është ngritur kallëzim penal për "dhunë"./mia