Botë
Një aeroplan i "British Eruejs" detyrimisht aterroi në Motereal për shkak të kërcënimit për bombë
29.07.2015 18:26
Një aeroplan i kompanisë "British Eruejs", i cili ka fluturuar nga Las Vegasi drejt Londrës detyrimisht ka aterruar në Montereal...

Një aeroplan i kompanisë "British Eruejs", i cili ka fluturuar nga Las Vegasi drejt Londrës detyrimisht ka aterruar në Montereal, për shkak të një kërcënimi me bombë, njofton TASS.
Arsye për aterimin e paplanifikuar është informata për mjetin shpërthyes në aeroplan.
Aterrimi ka kaluar në mënyrë normale, të gjithë 312 pasagjerët e kanë braktisur aeroplanin. Nuk ka të lënduar.
Pasagjerët janë vendosur nëpër hotele në Montereal dhe do të shkojnë në Londër me fluturimet e ardhshme.
Forcat speciale të policisë dhe qentë policor janë duke kryer kontroll në aeroplani për praninë eventuale të bombës./mia
