Botë

Erdogan bisedon me homologun kinez për ujgurët

29.07.2015 19:04

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar me homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin sot...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është takuar me homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin sot, ku kanë biseduar për tensionet që janë rritur kohëve të fundit lidhur me trajtimin që Kina po i bënë minoritetit mysliman ujgur.
 
Dy liderët janë pajtuar që të forcojnë bashkëpunimin për luftimin e terrorit dhe trafikimit me qenie njerëzore, ka thënë një diplomat kinez.
 
Qindra ndoshta mijëra ujgurë janë shpërngulur nga Kina në vitet e fundit dhe kanë shkuar në Turqi. Grupet e të drejtave të njeriut dhe migrantët janë duke u larguar nga dhuna etnike dhe kontrollit që shteti kinez ushtron mbi fenë e tyre.
 
Minoriteti ujgurë kryesisht myslimanë dhe turqitë kanë gjuhë dhe kulturë të përbashkët.
 
Kina ka akuzuar separatistët islamik për dhunën e shkaktuar në rajonet e Xinjiang-ut i cili është i banuar nga ujgurët, ndërkaq Turqia ka shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin që Pekini po iu bënë ujgurëve./evropaelire