Botë

Zjarri në aeroportin e Romës, Fiumiçino i anuloi të gjitha fluturimet e sotme

29.07.2015 19:35

Zjarri në afërsi të aeroportit ndërkombëtar në Romë, Fiumiçino, sot ishte shkaku për ndalesën e të gjitha fluturimeve të aeroportit, transmeton TASS...

Sipas medieve franceze, të cilat u referohen aviokompanisë "Al Italia", zjarri është paraqitur në një pyll me pisha në afërsi të pistave,
 
Sipas TASS, në fushën pranë aeroportit nga zjarri është përfshirë bari i thatë.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës dhe teknikë.
 
Tani për tani nuk bëhen të ditura shkaqet për zjarrin, si dhe nuk ka informacione për viktima, thekson TASS.
 
Më 6 maj një zjarr në terminalin e tretë në aeroportin Fiumiçino ishte shkak për mbylljen e plotë të aeroportit./mia