Botë
Momente tmerri: Aeroplanit i mbetet karburant vetëm për tre minuta, aeroporti i mbyllur për aterim
29.07.2015 20:37
Një aeroplan me 135 ulëse “Allegiant”, u desh të shpallte situatë emergjente ajrore për shkak se i kishte mbetur karburant vetëm edhe për tre minuta...

Një incizim është bërë publik pas momenteve të tmerrshme që kanë përjetuar ekuipazhi dhe udhëtarët e aeroplanit.
Në incizim dëgjohet piloti tek kërkon leje për aterrim në aeroportin e Dakotas Veriore, për shkak se u kishte mbetur karburant vetëm edhe për tre minuta ngasje dhe nuk kishin ku të shkonin tjetër, transmeton Daily Mail.
Përgjigjja që morën ata ishte e frikshme. Oficerët tokësorë thanë që aeroporti ishte i mbyllur për aterrime.
Pasi që piloti edhe një herë u shpjegoi gjendjen e rënde, atëherë tokësorët i thanë që mund të aterrojë në një aeroport tjetër në distancë 70 milje, që do t’i merrte 20 minuta.
Piloti e bëri edhe një herë të qartë se aterrimi aty ishte e vetmja alternativë, kështu që ai shpalli “gjendje të jashtëzakonshme ajrore” dhe aterroi sigurt./tetovasot
