KANALI I LA MANSHIT

Eurotuneli, nuk ndalen emigrantët

30.07.2015 12:59

Qindra emigrant ilegalë sërish janë munduar të kalojnë përmes eurotunelit të La Manshit që lidh Francën me Anglinë, edhe përkundër 120 policëve qe kanë rretuar tunelin në përpjekje për ti ndaluar ata...

Kalais është i rethuar me forca policore por emigrantët duken se nuk iu tremben atyre dhe vazhdojnë përpjekjet të hyjnë në tunel.

Emigrantëtt e larguar nga vendet e luftës, vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre në përjekje për të arritur në “tokën e premtuar”. Ata fshihen nën apo mbi kamionët që kalojnë eurotunelin.

“Po, e di që është e rrezikshme. Por unë nuk kam pasaportë. Provova të kaloj me tren por policët francezë më zbritën. Mua më pëlqen Anglia. Të mësoj e të punoj. Në vendin tim kemi problemE politike, edhe rajonale. Prandaj dua të shkoj  në Angli” – tha një emigrantë nga Eritrea.

Që nga fillimi i korrikut, dhjetra trupa pa jetë janë gjetur në tunelin e La manshit. Dje vdiq një tjetër emigrant ilegal në përpjekjet për të kaluar mes kamionëve për në Britaninë e Madhe.