“MALAYSIA AIRLINES”

Gjenden pjesë të avionit të zhdukur vitin e kaluar?

30.07.2015 13:05

Pas më shumë se një viti nga zhdukja e avionit të “Malaysia Airlines”, hetuesit e aksidenteve ajrore besojnë se kanë gjetur pjesë të cilat, sipas tyre, i përkasin MH370, të zhdukur më 8 mars të vitit të kaluar...

Një  pjese është  gjetur në Oqeanin Indian, rreth 380 milje nga brigjet e Madagaskarit dhe ekspertët shprehen të sigurt që ajo është një pjesë e një avioni Boeing 777 dhe me shumë mundësi i përket atij të kompanisë “Malaysia Airlines”.

“Kemi filluar hetimet për të parë se për çfarë bëhet fjalë“

Familjarët presin rezultatet e ekpertëve me shpresë se pas kaq vitesh do të mësojnë cfarë ndodhi me të afërmit e tyre.

“Mendoj dy gjëra momentalisht. Thonë që kanë gjetur avionin, dhe një pjesë e imja shpreson që  më në fund  bashkëshorti im do të prehet në paqe. Por një pjesë tjetër lutet që të mos jetë e vërtetë , që ai të jetë diku I humbuir e më në fund ta gjejnë e të kthehet në shtëpi . nuk di dua apo nuk dua të jetë e vërtetë ajon që kanë gjetur mbetjet e avionit” – tha bashkëshortja e njërit prej pasagjerëve, Jacquita Gomes.

Që prej vitit 1994, kur Boeing 777 u prezantua, ka pasur 5 aksidente, por  MH370, i cili është i vetmi avion që është zhdukur mbi det.

Kjo është një ndër arsye që i ka bërë hetuesit të besojnë se më në fund kanë gjetur diçka që i përket avionit.

Nëse pjesa e gjetur rezulton të jetë nga avioni i “Malaysia Airlines”, atëherë do të jetë prova e parë në përpjekjen për të zbuluar se çfarë ndodhi me avionin e zhdukur në 2014-ën, në bordin e të cilit gjendeshin 239 persona.

Tashmë pritet një hetim i hollësishëm i pjesës së gjetur, për t’i hapur rrugën zbulimit të një prej mistereve më të mëdha në historinë e aviacionit.