Veliaj merr çelësat e Tiranës, shtrin dorën e bashkëpunimit
30.07.2015 13:11
Fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit, Erion Veliaj mori çelësat për drejtimin e bashkisë së Tiranës në 4 vitet e ardhshme...

Ai ka premtuar se, administrata e re e bashkisë do të ofrojë shërbime të barabarta për qytetarët, duke mos bërë dallim mes atyre të qendrës dhe periferisë.
Këshilltarët e djathtë e kanë braktisur sallën në momentin e betimit, duke anashkaluar edhe fjalimin e Veliajt.
Vendimin e tyre ata e kanë argumentuar me pretendimin se, prania e ministrit të Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi ishte e paligjshme. Por Veliaj siguroi opozitën se do ta gjejë gjithnjë të hapur derën e bashkëpunimit.
