Shpërthim në SPB-në Shkup, thyhen xhamat e makinave, pa dëme në njerëz
Reth 30 minuta pas mesnate në rrugën “Angel Dimovski”, në parkingun afër ndërtesës së Sektroit për punë të Brendshme–Shkup, persona të panjohur kanë aktivizuar një eksploziv, pas çka është dëgjuar një detonim i fortë...

Ndihmësministri i Punëve të Brendshme Ivo Kotevski, ne nje prononcim te sotem per gazetaret ka konfirmuar rastin.
“Sipas te dhenave fillestare nga gjurmet e lena ne vendin e ngjarjes ekipet e MPB-se kane konstatuar se behet fjale per mjet shperthyes i tipit kashikare e cila eshte gjuajtur deri ne keto moment nga person i panjohur ne drejtim te objektit te SPB-Shkup, ku ne afersi te objektit gjendet edhe rstoranti Firma i cili gjendet ne kuader te pishines ne lagjen Aerodrom. Mjeti shperthyes ka shperthyer ne cepin e trotuarit ku gjendet edhe objekti I SPB-se. Nga detonimi eshte bere vetem dem material, ndersa pasoja ne njerez nuk ka. Sipas informacioneve te para me te cilat disponojme jane demtuar xhamat kryesor te 3veturave te ministrise, si dhe me shume automjete te qytetareve te cilet kane qene te parkuara ne afersi te parkingut te sektorit te SPB-se” – tha ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski.
Kotevski thote se deri me tani nuk ka te dhena nëse shpethimi I mbremshem ka ndonje lidhshmeri me shperthimet paraprake qe kane ndodhur, sepse as mjeti shperthyes nuk eshte i te njejtit lloji si ne rastet paraprake. Sipas Kotevskit ne kete rast behet fjale per bombe klasike te dores. (Merita Gashi, TVM2)
