Në Gjermani rritet ksenofobia, protesta në rrugë kundër emigrantëve
Sulmet ndaj qendrave të akomodimit të azilkërkuesve janë rritur ndjeshëm në Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, vetëm sivjet ka pasur 173 të tilla...

Vetëm këtë javë , më shumë se 2000 vetë marshuan në rrugë në Dresden. Sulmet dhe protestat e shqetësojnë pjesën dërrmuese të gjermanëve, shumë nga të cilët ndajnë bindjen se është detyrë e vendeve të pasura të ndihmojnë refugjatët.
Të tjerë e shohin emigracionin si zgjidhje të mundshme të vjetërimit demografik të vendit apo nevojës për krah pune të specializuar.
Por, mbi të gjitha, në një vend ku e kaluara ende e njollos të tashmen, çdo manifestim i ndjenjave raciste shkakton trazim të thellë. Politikanët janë përfshirë prej muajsh në një debat nëse duhen lejuar refugjatët të vërshojnë në Gjermani dhe cila ëhtsë ëmnyra të reduktohet numri i tyre. Qeveria federale gjermane pranoi së fundmi t’u akordojë landeve 1 milion euro në mënyrë që t’i bëjnë ballë faturës gjithmonë e më të lartë të emigracionit.
Në dhjetor, Berlini shpalli Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë vende të origjinës së sigurtë, çka e bën më të lehtë refuzimin e azilkërkuesve prej këtyre shteteve.
Me numrin e refugjatëve kosovarë, shqiptarë e malazezë të rritur në nivelin 500%, nuk është çudi se përse politikanët gjermanë janë treguar të gatshëm t’i shtojnë kësaj liste edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
