Çmimet janë të ulura në maksimum
Analiza e publikuar ditë më parë nga Forton Maqedoni për vlerën për metër katror të banesave në Shkup dhe përqindjen e profitit të kompanive, është përgënjeshtruar sot nga Oda e Ndërtimtarisë pranë OEM-së...

Çmimi është më i lartë se ai që paraqitet nga analiza që do të thotë se fitimi I ndërtuesve ëhstë më I vogël tha sot në konferencën për shtyp Ivica Jakimovski nga Grupacioni i ndërtimeve të larta pranë Odës Ndërtimore.
"Në Shkup çmimi prodhues për metër katror neto hapësirë banesore është rreth 900 euro, ndërsa jo mes 450 dhe 660 euro, Kështu fitimi I ndërtuesve është rreth 10 deri në 15 për qind, ndërsa jo sikur që është prezantuar në opinion se profiti është pothuajse 50 për qind.Blerësit e banesave në Shkup, paguajnë neto, ndërsa fitojnë sipërfaqe bruto, që do të thotë sipërfaqe e përbashkët, si hyrja, shkallët, muret, korridoret, ashensorët të cilat janë 30 për qind e sipërfaqes së objektit banesor. Ato nuk janë përfshirë në çmimet shitëse të banesave, ndërsa banorët i marrin në pronësi në pjesë ideale me blerje të neto sipërfaqes” – tha Ivica Jakimovski nga grupacioni i ndërtimeve të larta pranë Odës Ndërtimore.
Jakimovski tha se çmimi për metër katror i neto sipërfaqes shitëse do të mbahet në nivel të njëjtë në periudhën e ardhëshme . Kërkesa e banesave në periudhën e fundit, sipas Odës Ndërtimore është rritur edhe nga projekti qeveritar "Bli shtëpi, bli banesë". (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
