Viti i ri shkollor starton me 01 Shtator
Nxënësit do të fillojnë vitin e ri shkollor 2015/2016, më 1 Shtator...

Këtë vendim e ka marrë qeveria në seancën e mbrëmshme, në bazë të raporteve të parashtruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vendim I cili hedh poshtë iniciativa për korektimin eventual të fillimit të vitit shkollor.
Kështu deklaroi sot zv.ministri i arsimit, Spiro Ristovski. Paraprakisht, sipas Ristovskit, MASH është konsultuar me stafet profesionale, pedagogë dhe persona kompetentë, me ç’rast është konkluduar se nuk është në rregull dhe racionale të bëhen ndryshime për fillim vitin shkollor , vetëm 30 ditë para fillimit të zakonshëm të vitit shkollor.
“Viti i ri shkollor si çdo herë do të fillojë me 1 shtator, kështu që ju bëj thirrje prindërve dhe nxënësve ti bëjnë të gjitha përgatitjet në, pajtim me planin dhe në shtator të fillojnë mësimet ashtu siç është praktikuar deri më tani” – tha zv.ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Por, Ristovski, gjithashtu deklaroi se për këto iniciativa, qeveria ka angazhuar Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Ekonomisë të bëjnë një analizë më të thellë në periudhën në vijim rreth efektit të korrektimit të mënyrës dhe organizimin e vitit shkollor, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë shkencor. Por kjo gjithsesi sipas zv.ministrit Ristovski, do të ndodhë në vazhdimësi dhe nuk do të vlejë për vitin shkollor 2015/2016. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
