Intervenime më shumë te të rinjtë
Për shkak të temperaturave të larta numri i të alivanosurve në vendet publike rritet. Siç informojnë nga shërbimi kujdestar mesatarisht çdo ditë regjistrohen dhjetë telefonata më shumë se zakonisht për këtë kohë të vitit, që kur temperaturat shënuan rritje...

Por alarmante është se të alivanosurit janë të moshës shumë të re. Mjekët apelojnë deri tek qytetarët që të ju përbahen rekomandimeve nga ministria e shendetësis.
“Kemi shumë intevenime urgjente për shkak temperaturave të larta , kemi ritje të përsonave të cilët alivanosen në vende publike në krahsim me viteve tjera këltë vitë intervenime më të shumta kemi te të rinjte se sa tek të moshuarit. Por jemi të vedishëm se qytetarët duhet të dalin për ti krye obligimet e tyre por të ju permbahen rekomandimeve dhe sidomos të jenë të kujdeshsëm në ushqim. Gjatë ditës në disozicionë kemi 6 vetura për të intervenuar ne raste urgjente gjithashtu japim këshilla edhe nëpërmjet telefonit” – tha mjekja, Bratka Iliovska.
Tre rajone të Maqedonisë kanë hyrë në fazën portokalli. Më nxehtë sot ishte në rajonin e Ohrit dhe Prespës dhe në pjesën jugore të Vardarit ndërsa në pjesën tjetër të vendit vazhdon tw jetw nw fuqi faza e verdhë e meteo alarmit.
Qeveria solli rekomandim për lirimin nga obligimet e punës të personave të cilët punojnë me orar të shkurtuar për shkak të arsyeve shëndetësore dhe të grave shtatzëna. Njëherit rekomandohet të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore në ambient të hapur nga periudha prej orës 11 deri në orën 17. Sidomos rekomandohen kujdes me ushqimin.
Rekomandohet të konsumohet sasi më e vogël ushqimi, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim i yndyrshëm, sasi të mëdha të lëngut, më mirë uji i thjeshtë për pije.
Rekomandohet të shmangen prodhimet të cilat nuk janë të përpunuara termikisht si majoneza nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremrat e ndryshëm. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
