LIGJI PËR KONTRIBUTET E HONORARISTËVE

LSDM: Qeveria t’i dëmshpërblejë ata që paguan

30.07.2015 17:06

LSDM opozitare kërkon nga Qeveria që t’i dëmshpërblejë të gjithë honoraristët që në periudhën e kaluar kanë qenë të obliguar të paguajnë kontributetet personale në bazë të ligjit për honorare të miratuar në fillim të këtij viti...

Kjo parti gjithashtu kërkon nga Gjykata Kushtetuese të prononcohet dhe të shqyrtoj  kushtetueshmërisë së ligjit.

“Në 7 muajt e kaluara shumë qytetarë fituan honorare më  të vogla dhe mbetën pa sigurim shëndetësor dhe invalidor. Ligji për honorarë i obligoj ata të paguajnë dy herë kontributet personale për të njëjtën punë pa fituar  paraprakisht  asnjë shërbim shtesë. Ndryshimet e ligjit për honorare e  miratuan për ta mbushur buxhetin e dobët të Fondit Pensional dhe Invalidor.Kërkojmë që qeveria ti dëmshpërblejë të gjith qytetarët që deri tani i kanë paguar në mënyrë të rregullët të gjitha kontributet për honorarë” – tha Mila Carovska, nga LSDM.

Sipas  LSDM-së pezullimi i ligjit për honorare duhet shërbej si mësim në të ardhmen, ku sipas tyre të gjitha ndryshimet ligjore në Maqedoni duhet miratuar duke i konsultuar të gjitha palët e përfshira. (Rexhep Qamili, TVM2)