AKUZAT E PDSH-SË PËR BUXHETIN

Xheladini: Po bëjnë marketing politik

30.07.2015 17:09

Zëvendësministri i Financave Ardian Xheladini hodhi poshtë akuzat e PDSH-së për rebalancin e buxhetit...

Sipas tij me ribalancin janë paraparë miliona denarë edhe për projektet shqiptar në Maqedoni.

Në Kuadër të Rebalansit të Buxhetit për vitin 2015 janë paraparë 114.4 milion denarë,  për ndërtimin e 4 akseve nga sistemi i ujësjellësit në Komunën e Likovës, mbindërtimi i rrjetit të ujësjellësit në gjatësi prej 5 km në Komunën e Tetovës, me çka do të rrumbullakohet furnizimi me ujë cilësor për pije për rreth 80,000 banorë, realizimi i fazës së dytë të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit nga fsh. Kollarë deri në Zajaz.

Mjete janë paraparë edhe për ndërtimin e stacioneve të filtrimit në  Gostivar 33,5 milion denarë dhe Saraj 10 milion denarë.

Në ndërtim e sipër eshtë Sheshi Skënderbeu në Çair, për të cilin me rebalans janë paraparë 160 milionë denarë.

Mjete janë paraparë edhe për ndërtimin e Qendrës dijagnostike pranë Spitalit klinik në Tetovë edhe atë 43.6 milion denarë si dhe për Rikonstruimin e Spitaleve në Kërçovë dhe Strugë.

Kemi rritje të mjeteve për USHT-në dhe për ndërtimin e Teatrit dhe bibliotekës në Tetovë. Gjithashtu mjete janë paraparë dhe vazhdon realizimi i Projektit për Rikonstruimin e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Vazhdon edhe ndërtimi intensiv i Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, në përputhje me strategjinë për tërheqje të investimeve dhe paralajmërimeve, gjegjësisht nënshkrimin e kontratave për investimet e huaja në këto Zona, reagon Xheladini.

Gjatë 6 ditëve sa zgjati debate në kuvend për ribalancin e buxhetit, por edhe në pres konferencën e djeshme, PDSH akuzoi BDI-në se ka hedhur poshtë të gjitha projektet shqiptare. Deputetët e BDI-së nuk morën pjesë në debatin për projektet shqiptare por lanë që në vend të tyre këtyre projekteve tu thotë jo ministri i financave Zoran Stavrevski akuzoi PDSH. (Rexhep Qamili, TVM2)