Prokurori special pikë kryesore e grupit punues
Deri më 15 shtator duhet të zgjidhet personi që do të emrëohet prokuror special, të kompletohet i tërë ekipi i tij, të përcaktohet buxheti si dhe të precizohen kompetencat e tij dhe ndryshimet ligjore në mënyrë që të kryejë hetime në lidhje me rastin e përgjimeve dhe PUÇ...

Grupet punuese të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së kanë diskutuar sot për çështjem kryesore të marrveshjes së dy qërshorit dhe ankes marrveshjen e 15 korrikut, përzgjedhjen e prokurorit special.
Perfaqesuesve të grupeve punues të VMRO DPMNE-së së janë Nikolla Todorov dhe Nikolla Popovski, të LSDM-së, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasov dhe Renata Deskovska, të BDI-së Musa Xhaferi dhe Artan Grubi,dhe të PDSH-së, Imer Aliu dhe Luan Tresi, ndërsa atyre tj’u bashkangjit edhe ndermjetsi Xhejms Hamilton, i cili është edhe kryetar i Komisionit Ndërkombëtar të prokurorëve dhe anëtar i Komisionit të Venecias.
Eksperti Evropian James ka dhënë këshilla jo për atë se kush do të jetë prokuror special, por si duhet të punoj ai, cilat do të jenë kompetencat dhe me sa buxhet do të disponoj ai. ekspertit Evropian James Hamilton përveçë që ka dhënë këshilla ka prezentuar pervojat dhe shemujt se si duhet të duket profile i prokurorit special. Edhe përkundër faktit që 15 shtatori është afati i fund kur partit politike duhet të zgjidhin të gjitha çështjet e parapara me marrveshjen politike, grupet punuese nga 1 gushti do të shkojn 10 ditë në punshime.
Bisedimet per tejkalimin e krizes do të vazhdojn me 10 gusht, ku serish do të diskutohet per çeshtjen e listes zgjedhore dhe votimin e diasporas. (Sanije Kasami, TVM2)
