Cameron emigrantëve ilegalë, Britania e madhe nuk është parajsa juaj

30.07.2015 19:57

Kryeministri britanik, David Kameron paralajmeroi se “emigrantët që synojnë të nisen nga Kale e Francës drejt Britanisë së Madhe do të dëbohen”...

Deklarata e tij vjen në kohën kur, për të tretën natë me radhë, qindra emigrantë ishin grumbulluar në hyrje të Eurotunelit.

Më shumë emigrantë të paligjshëm do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar kështu njerëzit do të kuptojnë se nuk është një strehë e sigurt’, u tha Kameron gazetarëve gjatë një vizite në Vietnam. ‘Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera evropiane u përballën me një numër të madh personash që vijnë përgjatë Mesdheut duke kërkuar për një jetë më të mirë’, ka deklaruar  Kamerun.

Eurotunel ka fajësuar si qeverinë franceze, ashtu dhe atë britanike dhe ka kërkuar një rimbursim prej 10 milionë eurosh,  të shpenzuar për shtimin e masave të sigursë në tunelinn nën La Mansh.