EMIGRANTËT ILEGALË

MPB jep 540 vërtetime për kërkesat për azil

31.07.2015 12:57

Ministria e Punëve të Brendshme, ka dhënë 540 vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për pranim të të drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë të shtetasve të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin tonë...

Në periudhën prej datës 19 deri më 31 korrik, janë dhënë vërtetime të gjithsej 22.748 shtetasve të huaj, prej të cilëve 16.462 janë të gjinisë mashkullore, 3.016 janë të gjinisë femërore, 3.072 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 198 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e dorëzimit të kërkesës për njohje të të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, 16.905, pastaj janë nga Afganistani 1.764, nga Iraku 1.245, Pakistani 785, nga Somalia 502, Palestina 420, Kongo 278, nga Kameruni 127, përderisa të tjerët janë me numër më të vogël.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 31.07.2015 deri në Repartin për azil janë dorëzuar 41 kërkesa për njohje të të drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprake, me ç’rast 31 kërkesa janë nga shtetasit e Sirisë për azil, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa për shtetasit e Pakistanit, nga dy kërkesa për shtetasit e Marokos, Algjerit dhe Irakut dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptiit.

Nga numri i tërësishëm i kërkuesve të azilit të cilët janë të pranishëm në IP Qendrën pranuese, nuk janë evidentuar kërkuesit e azilit me lëndime, personat e mitur pa shoqërim të prindërve dhe gratë shtatzëne kërkuese të azilit.