Kosovë, të hënën specialja para deputetëve
31.07.2015 13:42
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të hënën të mbahet seancë për Gjykatën Speciale...

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës vendosën sot që në seancën e të hënës të shqyrtohet riprocedimi i amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Ky vendim është kundërshtuar fuqishëm nga partitë opozitare që e cilësojnë të njejtin si jodemokratik. Opozita kërkon që amendamentet mos të procedohen.
LëvizjaVetëvendosje, thotë se me këtë riprocedim po shkelet integriteti i Kuvendit.
“Jo çdo gjë që vjen nga qeveria duhet të diskutohet. Mos të procedohet amendamenti për specialen as mos të ketë seancë për këtë çështje. Duhet ta mbroni integritetin e kuvendit”, thanë nga Vetëvendosje.
