Trabzonspor gjunjëzohet para “romantikës” të Rabotniçkit

31.07.2015 13:54

Rabotniçki edhe njëherë dëshmoi se në Evropë, është përfaqësuesi më i mirë dhe i denjë në vendin tonë...

Dhe dëshmi më e mirë se sa të mundësh gjigantin turk të Trabzonsporit, nuk ka! “Romantikët”, pas Florës dhe Jegllavës, tani ishin autsajder ndaj gjashtë herë kampionëve të Turqisë, pak kush besoj dhe llogariti se mund të arrijnë rezultat pozitiv në takimin e parë, por, në fund të 90 minutave të para, ndoshta edhe nuk janë të lumtur që fituan “vetëm” me 1-0.

Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit, regjistruan një nga paraqitjet më mbreslënëse, duke mos i lejuar Trabzonsporit në asnjë moment të krijoj mundësi të qinpërqind, deri sa në anën e kundërt, ishte kapiteni Bazhe Ilijoski, ai I cili në minutën e 22-të, pranoi një top të shkëlqyeshëm nga Petroviç, që më pas, me një mjeshtri të vërtet, të dërgoj ate në rrjetën e mysafirëve.

Pas kësaj, Rabotniçki nuk u tërhjek të mbrohet dhe deri në fund të takimit, kishte edhe dy mundësi ideale për të dyfishuar epërsinë. Së pari, Ilijoski depërtoi për mrekulli në kundërzbritje, por nuk pati forcë deri në fund, duke u ndal nga mbrojtja kundërshtare, ndërsa më vonë, Chuma Anene, goditi me kokë, por nuk ishte preciz për vetëm disa centimetra. Sa I përket Trabzonsporit, duhet vequar vetëm një gjuajtje të bllokuar të Jusuf Erdoganit në fund të pjesës së parë dhe një goditje jo precize me kokë të Kardozos.

Marrë në përgjithsi, me vet faktin që pas gjigantëve si Bazel, Bolton, Lill, Liverpull, Lacio e të tjerë, në Shkup e solli edhe Trabzonsporin, për Rabotniçkin është kjo një arritje tjetër e madhe në skenën evropiane. Por, “romantikët” nuk u ndalën me kaq dhe gjunjëzuan skuadrën e cila ka vlerë 20 herë më të madhe se sa ata dhe në Trabzon të enjtën e ardhshme, do të mundohen që të mbrojnë këtë epërsi minimale dhe pse jo, në raundin e plej offit në Ligën Europa, të sjellin në Shkup edhe një gjigant tjetër të futbollit evropian. (Mustafa Ademi, TVM2)