Me leje adekuate mundë të shëtitemi në pyllë

Pa leje dënime prej 1500 euro deri më 2000 euro

31.07.2015 13:58

Me qëllim të parandalimit të zjareve nga temperaturat e larta ministria e bujqësis dhe pylltarisë të ujrave solli vendim që nga sot deri më 5 gusht kufizon lëvizjen e të gjithë personave fizik në pyje pa leje adekuate...

Në pyje mundë të lëvizin vetëm personat të cilët kanë marë leje adekuate si dhe kufizimi nuk vlen për turin e organizuar të turistëve për shëtitje turistike nëpër pyjet me dedikim ekonomik dhe parqet nacionale në Republikën e Maqedonisë, që do të jetë në shoqërim të përfaqësuesit të Ndërmarjes publike  "Pyjet e Maqedonisë" apo parqet nacionale.

“Në përjashtim të personave të cilët kanë leje apostafate nga ndërmarja publike  pzjet e maqedonisë dhe turet e organizuara për qëllime turistike. Ndalesa është për cdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 17 , për informim të drejtë dhe të saktë gjithë qztetarët e maqedonisë i i nformojmë se të gjithëm ata të cilët do të hasin duke lëvizur në pzje në kohen e lartëpermendur pa leje apostafate nga organet kompetente do të ju shqiptohen edhe dënime drakonike duke filluar nga 1500 euro deri më 2000 euro në kundërvler të denarëve” – tha  drejtori i inspektoratit për pylltari, Bilen Saliu.

Nga Ministria informojnë se është e ndaluar djegia e kallamishtit, barërave të këqija apo mbeturinave të tjera bimore në vendet për gjueti mbeturina të tjera bujqësore në tokë bujqësore, si masë preventive për mbrojtje nga zjarret në pyje. Për mosrespektim të dispozitave nga kjo ndalesë parashihet gjobë në vlerë prej 1.500 deri 3.000 euro. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)