Grupet e punës shkojnë në pushim

Analistet: U zgjodhën për zgjidhje, jo për pushime

31.07.2015 14:04

Grupet e punës që duhet të dakordohen reth më shumë çështjeve që kanë të bëjnë me implementimin të marrveshjes së 2 qërshorit dhe aneks marrveshjes së 15 korrikut, do të jenë në pushim deri më 17 gusht...

Një gjë e tillë me automatizëm shkurton afatin e implementimit të marëveshjes dhe vështirëson  zgjidhjen e pikës më të nxehtë të marrveshjes politke, përzgjedhjen e prokurorit special . Në takimin e fundit  duket se nuk është arritur asnjë marëveshje rreth kësaj pike.

Analisti politik, Petar Arsovski, vlerson se zgjedhja e prokurorit special kërkon punë të palodhshme të grupeve punues dhe ekspertëve, e jo pushim 10 ditor.

“Unë pritja më shumë nga grupet punuese, por është e qartë se palët tentojnë të manipulojnë njeri tjetrin saj përket propozimit reth zgjidhjes së prokurorit special. Kjo çështje është shumë delikate dhe grupet punues duhet të punojnë me intenzitet të plot e jo të jenë deri me 17 gusht në pushim, vendi jonë ska kohë për pushime. Partive politike ju ngelen vetem edhe 29 ditë për tu dakorduar rreth obligimeve që dalin nga marrveshja politike, ndërsa prokurori special duhet të jetë person me integretit dhe përvojë” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Sipas Arsovskit, është e pamundur që brenda 29 ditëve grupet punuese te zgjedhin çështjen e prokurorit special, sepse tërë punën nuk mund ta mbaroj vetëm një person, që  do të thotë se ai duhet të ketë një ekip.

Pra e gjithë puna duhet të jetë e  konceptuar mirë për të shmangur konfuzionet e mundshme. Rreth zgjedhjes së prokurorit special ka shprehur shqetësim edhe Bashkimin Evropian, për këtë arsye kanë thënë se nëse lideret e kater partive politike kanë nevojë, BE do të dërgojë ndihmë të mëtejshme. (Sanije Kasami, TVM2)