Shqiperia pas 8 muajsh me ambasador në Shkup
Ambasadori Reka dorëzon letrat kredenciale
31.07.2015 14:44
Presidenti Ivanov pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorëve të sapo emëruar të Republikës së Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Lituanisë...

Letrat kredenciale I dorëzuan ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, të Bosnjë e Hercegovinës, Lepa Babiq dhe të Republikës së Lituanisë me seli në Budapest, Rasa Kariene, presidenti Ivanov do t’i pranojë në Vilën Biljana.
Vendi i ambasadorit shqiptar në Shkup ka mbetur i zbrazur që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur ndërroi jetë ambasadori i atëhershëm, Petrit Bushati.
