LIROHET ÇMIMI I NGROHJES QËNDRORE

Nuk përftojnë Çairi dhe Buteli

31.07.2015 15:27

Lirohen çmimet e nxemjes qëndrore. Për 0.19% ulet çmimi i nxemjes qëndrore që e siguron Ballkan Energy Grup, ndërsa për 0.86 % ulet çmimi i nxemjes të ELEM...

Ndërsa tarifa e ngrohjes të nxemjes Shkup- Veri mbetet e njejtë, informuan nga komisioni rregullator i energjetikës.

“Shfrytëzuesit të cilët furnizohen me nxemje nga ana e kompanisë Balkan Energy, me vendimin e sotëm, ulen çmimet në vlerë të 0,19 %. Për rajonin të komunave Çair dhe Butel vendimi i komisionit rregullator, në pajtim me menaxhmentin e kompanisë është të mbeten çmimet e vitit të kaluar, ndërsa shfrytëyuesit e ngrohjes të ELEM  në rajonin e  Avtokomandës, Gazi Babë, Hipodrom dhe Maxhari, çmimi atje do të ulet për 0.86%” – tha Drejtori i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Dimitar Petrov.

Gjithashtu në sezonin e ardhshëm të ngrohjes, shfrytëzuesit e Balkan Energy Grup, do të fitojnë një orë plus ngrohje. Gjegjësisht në vend të ngrohjes prej në ora 6 deri në 21 ata do të kenë nxemje prej në ora 6 deri më ora 22.

Komisioni rregullator gjithashtu  theksoi se e re për këtë vit është se në rast eventual të fillimit më të hershëm të sezonit të ngrohjes, pikë referimi do të merren parashikimet e drejtorisë së punësve hidro-meteorologjike, e jo si deri më tani që kanë matur temperaturën dy ditë më parë. (Ersan Pajaziti, TVM2)