PDSH akuzon, ministrat e BDI-së nuk ishin në sallë
Kuvendi mbajti sot seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve. Opozita shqiptare pyeti ministrat e BDI-së të cilët nuk ishin në sallë...

Deputeti Ernad Fejzullahu, akuzoi partnerin shqiptar të koalicionit se nuk i mbron shqiptarët, nuk kundështon projektet antishqiptare madje edhe se qeverisja e BDI-së I ka sjellë vetëm mjerim shqiptarëve.
“Në 12 vite qeverisje, 12 vjet pushtet, me minsitra zv.kryeministra shqiptarët diskriminohen dhe varfërohen. Sa për ilustrim të marrim 12 buxhete dhe 12 rishikime të buxheteve ku përafërsisht për një buxhet planifikohen 3 miljard euro, 12 x 3= 36 miljard euro, se paku 30 përqind pare që vidhen nga shqiptarët, e që shkojnë për mirëqenijen e një etnie” – tha Ernad Fejzullahu nga PDSH.
REGJISTRIMI I POPULLSISË
Deputetja e pavarur Roza Tupuzova Karevska ndëkrohë u interesua për regjistrimin e popullsisë që do të mundësonte qytetarëve të dinë se sa banorë ka saktësisht Maqedonia në mënyrë që të mos ketë manipulime gjatë cikleve zgjedhore.
Kryeministri Gruevski thotë se po punohet në atë drejtim dhe se regjistrimi do të bëhet sipas standarteve ndërkombëtare. Sipas tij, puna më me rëndësi është furnizimi me të ashtuquajtuën Finger prints, i cili do të vërtetojë të dhënat biometrike për atë që duhet të rregjistrohet.
“Sa qytetarë kemi në Maqedoni, askush saktësisht nuk e di! A planifikon kjo qeveri të bëjë ndonjëherë regjistrim? Më duket se nuk ka interes, sepse partitë për gjithçka janë marrë vesh, rregjistrimin nuk e përmendim dhe tash grupet ulen dhe bisedojnë si ta pastrojnë e zbukurojnë listen zgjedhore!” – tha Roza Topusova Karevska nga PLD.

Gruevski: Po blejmë aparatet për shenjat e gishtave
“Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet për realizmin e rregjistrimit në Maqedoni. I bëjmë të gjitha përpjekjet ta bëjmë rregjistrimin sipas standarteve më të larta ndërkombëtare, rrregjistrim i cili nuk do të shkaktojë dyshim tek askush, tek asnjë bashkësi etnike, individ, parti politike apo te ndonjë subjekt tjetër” – u shpreh kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski.
Në seancën e sotme, kryeminstri Gruevski, raportoi se me qeverisjen e këtij pushteti, është ulur papunsia për 10%, është përmirësuar inftrastruktura si dhe janë ndërtuar fabrika që kanë ndihmuar në uljen e varfërisë. Gjithashtu tha se kriza politike e shkaktuar në muajt e fundit, dukshëm ka ndikuar në thithjen e investimeve të huaja. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
