BE i ndan rreth 100 mijë euro Maqedonisë
Bashkimi Evropian ka siguruar 90.656 euro mjete humanitare që të ndihmojë në ballafaqimin me presionin migrues në Republikën e Maqedonisë....

Mbështetja është dedikuar për Kryqin e Kuq të RMsë t’u ofrojë ndihmë rreth 4.600 njerëzve në tre muajt e ardhshëm, përmes Fondit për tejkalim urgjent të katastrofafave të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, njoftoi Delegacioni i BEsë në Shkup.
Ndihma është dedikuar, parase gjithash, për Qendrën pranuese për kërkuesit e azilit në Shkup edhe për hekurudhat kryesore në kufirin jugor dhe verior të vendit.
“Ndihma do t’i mbulojë nevojat themelore, siç janë shërbime nga mbrojtja primare shëndetësore, furnizimi me ujë dhe ushqim, pako higjienike, batanie, veshje, këpucë, produkte për trajtimin e fëmijëve”, njoftoi Delegacioni i BE-së në Shkup.
