Pezullohet ndërtimi në rrugën Tiranë-Elbasan, Qeveria: Mund të ndërpresim kontratën

31.07.2015 16:52

Një nga propjektet më të rëndësishme të fundit të mandatit demokrat në Shqipëri , rruga Tiranë Elbasan, duket se po shkon drejt pezullimit...

Kompania “Copri-Aktor”, që fitoi tenderin për ndërtimin e një prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend, nuk punon tanimë një kohë të gjatë.

Firmat nënkontraktuese thonë se  prej kohësh nuk kanë marrë pagesat nga shoqëria, e cila nga ana e saj u thotë se nuk është paguar nga shteti.

Një tjetër çështje e mbetur pezull duket se është fati i familjeve, që kanë shtëpitë në afërsi të rrugës ku ndodhën rrështitjet e dheut, çeshtje e cila është kthyer në një tjetër argument përplasjeje mes shoqërisë dhe qeverisë.

Qeveria socialiste thotë se projektet e demokratëve janë kryer pa studime rrënjësore dhe me teknikë difektoze. Në këto kushte, qeveria nuk përjashton dhe ndërprerjen e kontratës me kompaninë.