SHVL- UÇK, përkujtohet dëshmori Burim Hyseni
31.07.2015 16:58
Në Sllatinë, u përkujtua e nderua sot Dëshmori i kombit Burim Hyseni...

Anëtarët e familjes, së bashku më ata të famìljes së Beqir Limanit, bashkëluftëtarët e Emblemës së UçK-së, mërgimtarët, miqtë e shokët, bënë homazhe, radhitën lule, shpalosën kujtime të dhimbshme e krenare.
Në Kompleksin Memorial u nderuan edhe Dëshmorët tjerë, të rënë për liri, barazi, ardhmëri të sigurtë, si nxënësja 10 vjeçare Adelina Arifi e cila u vra nga breshëritë artilerike të forcave të armatosura maqedonase.
Udhëheqësitë e LPK dhe UÇK, kanë vlerësuar lart sakrificën dhe përpjekjen vendore e më gjërë.
